Miratohet projekt/ligji për sektorin minerar
TIRANE- Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese miraton nen për nen projekt/ligjin për sektorin minerar. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe deputetët e opozitës, të cilët kanë deklaruar se do të shprehen për këtë draft në seancën plenare, pasi miratimi i tij në parim është bërë gjatë kohës kur ata kanë munguar në komision.
Ndërkohë, zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Neritan Alibali ka shpjeguar se hartimi i këtij drafti erdhi si domosdoshmëri për të disiplinuar aktivitetin e firmave private në sektorin minerar.
“Në vitin 2009 u pa e nevojshme përmirësimi i ligjit për disiplinimin e zhvillimit të sektorit minerar për shkak të një zhvillimi të vrullshëm që mori investimi privat në këtë sektor. U bë e nevojshme ëprcaktimi i rregullave më të forta të lojës” u shpreh Alibali.
Gjatë viteve të fundit, minierat në vendin tonë janë marrë me koncension nga firmat private të cilat i kanë shfrytëzuar dhe nuk kanë kryer asnjë investim. Për shkak të kësaj situate, vetëm në minierën e Bulqizës kanë humbur jetën me dhjetëra punëtorë.
(e.n/News24/BalkanWeb)