E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese, rotacioni antikushtetues. Abazi: Të ndërhyjë parlamenti

Rrotacioni me 6 gjyqtar i Gjykates Kushtetues, eshte antikushtetues ndaj nevojitet ndërhyrja e legjislativit. Konstatimi vjen nga Drejtoresha e Marrëdhenieve me Publikun ne Gjykaten Kushtetuese, Edlira Abazi, e cila sqaron proceduren kushtetuese te zevendesimit te gjyqtarev te cileve u ka përfunduar mandati.

“Rotacioni në gjykatën Kushtetuese me 6 anëtarë është jokushtetues. është detyrë e legjislativit të gjejë një mundësi ligjore për të rregulluar këtë mospërputhje kushtetuese dhe faktike që në qoftë se do të lejohet në këtë formë do të vazhdojë të jetë i tillë në çdo kohë që do vijë. Pra ne do të kemi një ripërtëritje të gjykatës një herë në tre vjetë dhe një herë në gjashtë vjet. Kjo gjë nuk është normale” thotë Abazi.

Abazi sqaroi se eshte detyre e legjislativit qe te gjeje nje mundesi ligjor per te rregulluar mosperputhjet ligjore me ato faktike. Kushtetuata parashikon se Gjykata Kushtetuese, mund te riperterihet me 1/3 e anëtarëve të saj. Keshtu 3 prej anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, Kujtim Puto dhe Sokol Sadushi, jane emëruar ne kete detyre ne baze te dispozitave kushtetuese dhe kane patur nje mandat 12 vjecar, ndersa gjyqtaret e tjere jane emeruar mbështetur ne Kushtetuese dhe kane nja mandat 9 vjecar.

Nderkaq nje dite pas betimit te presidenti kane nisur detyren sot 2 anëtaret e rinj te kësaj gjykate, Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja.

Denada Shkodrani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›