Apeli i 12 vjecares: Më ndihmoni të mos mbetem e paralizuar
TIRANE- Kristina 12 vjece nga Berati vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë që i ka sjellë edhe deformim të shtyllës kurrizore. Nëse nuk i nënshtrohet sa më shpejt një dnërhyrjeje kirurgjikale, ajo rrezikon të mbetet e paralizuar. Këtë histori të dhimbshme e ka përcjellë në NEWS24 emisioni “Me zemër të hapur”. Ka qenë vetëm 6 muajshe kur ka humbur nënën e saj ndërsa i ati ka ndërtuar një tjetër jetë duke e lënë vajzën e vogël nën kujdesin e gjyshërve dhe hallës së saj, të cilët sot apelojnë për ndihmë.
Vetëm Spitali Amerikan në Tiranë ka marrë përsipër ndërhyrjen kirurgjikale e cila kushton 15 milionë lekë të vjetra, një shumë kjo e papërballueshme për të afërmit e saj. Kristinës i mungon më së shumti shkolla, shokët dhe shoqet me të cilët këkron të ndihet e barabartë, por për shkak të dhimbjeve që ndjen ajo nuk mund të jetë pranë tyre.
Nuk ka munguar kontributi i disa personave të cilët kanë telefonuar gjatë emisionit, por kjo është e pamjaftueshme për 12 vjecaren. Ndërsa jeta e ka privuar nga dashuria e prindërve, tani të gjithë mund të bëjnë dicka për Kristinën e vogël. Pak dhembshuri do të mjaftonte që cdokush të jepte pak, duke bërë në fakt shumë për këtë vajzë që kërkon të jetë si të gjithë moshatarët e saj.
(e.n/News24/BalkanWeb)