E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX kërkon largimin e barrikadave

Pas ofertës së serbëve të veriut të Kosovës që EULEX-it t`i mundësohet liria e lëvizjes me kusht që të mos transportojë doganierët dhe policët kosovarë, nga EULEX-i bëjnë thirrje që barrikadat të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Liria e lëvizjes duhet të mundësohet sa më shpejt që të jetë e mundur, me largimin e barrikadave nga rrugët-çfarë do tu shërbente banorëve lokalë dhe pranisë ndërkombëtare si KFOR-i, EULEX-i dhe organizatat e tjera ndërkombëtare".

"Ky është kusht kryesor për vendosjen e sundimit të ligjit dhe është në interes të të gjithë qytetarëve në Kosovë, përfshirë edhe ata në veriun e Kosovës”, tha për mediat kosovare, Irina Gudeleviç.
 

Më herët shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, u ka thënë opozitarëve në Serbi dhe atyre në veriun e Kosovës, se kërkesat e tyre “jorealiste” do të thellonin krizën ndërmjet KFOR-it dhe protestuesve serbë, lidhur më barrikadat në veri.

Ndërkohë serbët e Kosovës kanë ngritur 16 barrikada në veriun e Kosovës, në rrugët që çojnë në kufirin me Serbinë, për të parandaluar zyrtarët shqiptarë të Kosovës të dërgojnë punonjësit e doganave në vendkalimet kufitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›