Acarohen tensionet ne takimin e Bashkimit Evropian

Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kryeministri britanik David Kameron u kapen ne nje mosmarreveshje te ndezur gjate takimeve urgjente lidhur me euron ne Bruksel.
Kjo perplasje shenohet ne nje kohe kur britaniket po diskutojne nje mocion qe kerkon hedhjen ne referendum te antaresise se vendit ne Bashkimin Evropian. Nderkohe tensione te tjera po e shoqerojne krizen e euros.
Pavaresisht nga pamjet e publikuara qe simbolizonin unitet ne takimin e se dieles tensionet zienin nen siperfaqe.
Titujt e lajmeve ne gazetat franceze perqendroheshin tek mospajtimet mes presidentit Sarkozi dhe Kancelares gjermane Angela Merkel. Dje Ministri francez i Financave Fransua Barue kembenguli se bisedimet po perparojne
Mendoj se po te thonim eshte bere 2/3 perparim qe nga e premtja do te ishte nje vleresim i drejte. Kemi pasur marreveshje mbi levrimin e kestit te fundit nga plani i meparshem i ndihmave per Greqine dhe kemi rene dakord mbi nivelet e likuiditeteve te bankave per te perballuar tronditje te ngjashme ne te ardhmen.
Bankat evropiane do te detyrohen gjithashtu te sigurojne kapital te ri ne masen 100 miliarde euro per te garantuar mbrojtje nga humbjet. Kreditoreve do tu kerkohet ti falin Greqise shume me teper se 21 per qind te borxhit qe ishte ne plan ne korrik.
Sfida me e madhe eshte fuqizimi i ndikimit te paketes evropiane te ndihmes.
Analistet thone se fondi aktual prej 440 miliarde eurosh eshte shume i vogel per te shpetuar Spanjen apo Italine nese ndeshen me probleme.
Presidenti francez Nikola Sarkozi paraqiti propozimin e tij per nje menyre te re per gjenerimin e te ardhurave
Ua kemi perseritur te gjithe partnereve tane evropiane idene e miratimit te nje takse per transaksionet financiare. shte ideja qe te gjithe te punojme se bashku dhe ti permbahemi ketij propozimi.- tha presidenti francez
Britania e cila nuk ben pjese ne eurozone e kundershton nje takse te tille pasi ekonomia e saj varet ndjeshem tek transaksionet financiare. Kryeministri Kameron tha se pjesetaret e eurozones nuk duhet ti diktojne politika te gjithe Bashkimit
Ndryshime te traktateve mund te behen vetem nese te 27 vendet anetare bien dakord dhe cdo ndryshim duhet te ofroje nje mundesi per te avancuar interesat tona kombetare.- tha kryeministri britanik
Tensionet mes Britanise dhe Frances po acarohen. Sipas burimeve Sarkozi i ka thene kryeministrit britanik se eshte ngopur nga kritikat dhe diktati i tij.
Zoti Kameron nderkaq po vazhdon betejen si brenda dhe jashte vendit. Anetare te parlamentit nga vete partia e kryeministrit po perpiqen te marrin miratim per nje referendum kombetar per anetaresine e Britanise ne BE.
Kryeministri thote se tani qe Evropa eshte ne trazira nuk eshte e pershtatshme qe Britania te shkaktoje probleme te tjera.
Udheheqesit e BE do te takohen perseri neser per te finalizuar paketen e ndihmave. Shume shpresojne se ky takim do te shenoje fillimin e fundit te krizes evropiane te borxheve.