EULEX kërkon mbështetjen e qeverisë për arrestimet

EULEX-i ka konfirmuar ekzistimin e një flet arrestimi edhe për Fatmir Limajn. Sipas deklarates, prokurorët kanë qenë në kontakt me Limajn për të diskutuar situatën e tij, pasi Limaj është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe gëzon imunitet.
Në deklarate thuhet se EULEX-i fton qeverinë për mbështetje dhe bën thirrje të mos ketë ndërhyrje politike në proçes.
Ish “Komandant Çeliku” ka ripërsëritur qëndrimin se është i gatshëm të përballet me drejtësinë dhe se sërish po bëhet një padrejtësi ndaj tij. Limaj ka shprehur gadishmërinë e tij për të hequr dorë vullnetarisht nga imuniteti i deputetit, sepse arrestimin e mundshëm nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.