E Shtunë, 31 Tetor 2026

EL: Emir Bajrami përballë Villarrealit

Shqiptari i vetëm i mbetur në garat evropiane, Emir Bajrami, i cili aktivizohet për ekipin holandez Twente, do të ketë përballë spanjollët e Villarrealit në çerekfinale të Europa League.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë ekipin portugez Braga përballë atij ukrainas Dynamo Kyiv. Që të dy ekipet u kualifikuan në çerekfinale pasi eliminuan dy ekipe të fuqishme angleze, Liverpoolin, respektivisht Manchester Cityn.

Nga ndeshjet të tjera, Porto do të ketë përballë Spartakun e Moskës, ndërsa Benfica do të jetë përballë holandezëve të PSV Eindhoven.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 prill ndërsa ato të kthimit më 14 prill.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›