EULEX mbështet qeverinë e Kosovës në luftën anti- korrupsion
Shefi i EULEX, Yves de Kermabon, ka përshëndetur vendimin formal të qeverisë së Kosovës për themelimin e Task Forcës, anti-korrupsion në kuadër të Prokurorisë Speciale të këtij vendi. Siç ishte diskutuar edhe gjatë takimit të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, duhet të krijohen strukturat ashtu që të sigurohet luftimi
efikas i korrupsionit nga drejtësia vendore, tha Kermabon. Shefi i EULEX ka shprehur mbështetjen për qeverinë e Kosovës për themelimin e Task Forcës, anti-korrupsion, duke e konsideruar këtë vendim për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ne e mbështesim plotësisht qeverinë në këtë drejtim dhe e mirëpresim këtë vendim, i cili është për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë, shtoi Kermabon.