Studentët do të vlerësojnë pedagogët, UT nis formularin në fakultete
të Tiranës do të kenë mundësi të vlerësojnë pedagogët e tyre, lëndët, si edhe infrastrukturën e departamenteve përkatëse, çka do të mundësojë identifikimin e shpejtë dhe real të problematikave që ka Universiteti i Tiranës. Pas vendimit të senatit akademik për hartimin e kësaj forme vlerësimi, ajo u është shpërndarë të gjitha fakulteteve për mendim dhe duke marrë parasysh vërejtjet dhe sygjerimet e tyre është hartuar forma përfundimtare, që më pas do t'u shpërndahet sërish fakulteteve për t'u përdorur gjatë provimeve të fundit të semestrit të dytë të këtij viti akademik. Përpara çdo provimi, studentët do të plotësojnë formularin duke vlerësuar çdo pedagog dhe çdo lëndë që kanë kryer, të dhëna që më pas do të grumbullohen nga rektorati dhe fakultetet e Universitetit të Tiranës me qëllim identifikimin e problematikave dhe marrjen e masave të nevojshme që do të mundësojnë zvogëlimin e tyre. Për të ruajtur dhe përmirësuar më tej cilësinë e mësimdhënies dhe shërbimit, studentët luten të japin mendimin e në vlerësimin e lëndës, duke klasifikuar se çfarë kanë përfituar mbi terminologjinë, metodat dhe tendencat, mbi përmirësimin e të menduarit logjik dhe i aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve, mbi zhvillimin e aftësive për sistemimin e ideve dhe paraqitjen e tyre në materiale të shkruara dhe gojore, objektivat, kërkesat dhe rëndësinë e lëndës, shembujt realë dhe aplikimet praktike, diskutimet, detyrat e kursit dhe shembujt studimorë, mbi provimet, detyra e kursit dhe seminaret etj. Gjithashtu, studentët do të lejohen të shprehin mendimin dhe vlerësimin e tyre rreth sjelljes së pedagogut të lëndës, interesin e tij për studentët, metodat që ai përdor për vlerësimin e provimeve, detyrave të kursit dhe seminareve, komunikimit, aftësisë dhe qartësisë që ai përcjell, mësimdhënien etj. Gjithashtu, studentët do të mund të shprehin vlerësimin e tyre edhe për infrastrukturën në shkollë, ku përfshihen materialet didaktike ekzistuese të nevojshme për procesin e mësimdhënies, mjediset e zhvillimit të mësimit, biblioteka e fakultetit, sekretaria e departamentit, sekretaria mësimore pranë fakultetit etj.
Last Updated on E Hene, 01 Mars 2010 22:03