E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi: Përfundongreva e shoferëve

ATHINE- Shoferët e kamionave në Greqi i dhanë fund grevës gjashtë ditore, duke shënuar në këtë mënyrë një fitore për qeverinë socialiste.

Qeveria të mërkurën i kishte kërcënuar shoferët t’i ktheheshin punës, në të kundërt do tu hiqeshin licensat.

Kamionistët e vazhduan grevën për gjashtë ditë ndërsa furnizimi me karburant i aeroporteve, spitaleve dhe centraleve elektrikë është kryer me ndërhyrjen e ushtrisë.

Sipas të dhënave të industrisë greke të turizmit, greva ka shkaktuar rënie të ndjeshme të prenotimeve, kryesisht të atyre me afat të shkurtër. Restorantet kanë patur rënie 25 përqind të volumit të punës.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›