EULEX reagon per listen e PDK-se

Keta dy persona jane duke u hetuar nga EULEX-i per vepra te jashteligjshme. Sparks tha se ne aspektin ligjor askush nuk eshte i fajshem perderisa gjykata nuk e vendose te kunderten por ai shprehu mendimin e tij personal.
Mbi te gjitha cdonjeri duhet ti pranoje parimet e pergjithshme se cdokush eshte i pafajshem derisa nuk eshte shpallur fajtor. Sidoqofte personalisht mendoj se do te ishte e ndershme dhe me mire per imazhin e Kosoves nese njerezit te cilet jane nen hetime dhe jane subjekt i procedurave gjyqesore te mos futeshin ne gare si perfaqesues te popullit derisa emri i tyre te qartesohej u shpreh Andy Sparks zevendes i shefit te EULEX-it.
Por e menjehershme ka qene kunderpergjigja e Fatmir Limajt. Besoj qe nuk ka nevoje per sqarime ketu i jep sqarimet ligji. Ne i permbahemi ligjit e jo disponimeve te individeve dhe vazhdojme ashtu sic eshte ligj u shpreh ministri ne largim i Transporteve Fatmir Limaj.
Deklarata e Sparks erdhi pas nje takimi me zv/kryeministrin ne largim Hajredin Kuci i cili tha se Limaj e Syla jane te pafajshem dhe skane asnje vendim nga gjykata.
Eumlshte nje parim i njohur juridik nderkombetar i mbeshtetur nga e tere bota se cdo kush eshte i pafajshem derisa gjykata ta vertetoje nje gje te tille. Dhe te dy personat qe permendet ju jane te pafajshem dhe skane asnje vendim nga gjykata thote zevendeskryeministri Hajredin Kuci.
Ish-komandanti i UCK-se Azem Syla eshte nen hetime nga EULEX-i pasi qe emri i tij permendet ne CD-ne e Nazim Bllaces ky i fundit i vetedeklaruar si agjent i SHIK-ut qe kishte thene se ka kryer krime derisa punonte si agjent i ketij Sherbimi.
Kurse ministri Fatmir Limaj eshte nen hetim nga EULEX-i nen dyshimin e keqperdorimit te pozites zyrtare dhe per korrupsion e per kete motiv u paten bastisur zyrat e ministrise qe ai drejton.