E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi Kujdes me akuzat ne fushate

Te gjithe ata qe akuzojne kundershtaret politike me gjuhe te papranueshme e pa fakte duhet te ndeshkohen nga populli permes votes me 12 dhjetor.

Keshtu deklaroi te premten presidenti ne detyre Jakup Krasniqi pas nje takimi me subjektet politike te cilat do te garojne ne zgjedhjet e jashtezakonshme paralamentare te ketij viti.

Ne e kuptojme qe ka ashpersi te gjuhes dhe ashpersia e gjuhes duhet te jete mbi bazen e fakteve. Gjithcka qe e kalon bazen e fakteve eshte gjuhe e papranueshme. Mendoj qe eshte nje gjuhe qe qytetaret e Kosoves do te duhej ta ndeshkojne me voten e tyre me 12 dhjetor 2010 tha Krasniqi.

Ne takimin me subjektet politike u diskutua teksti i Kodit te Miresjelljes me rastin e zgjedhjeve. Por per shkak te disa mosperputhjeve ne tekst e qe sipas Krasniqit me shume jane gjuhesore sesa permbajtesore nenshkrimi i tij do te behet ne fillim te javes qe vjen.

Kodi i Miresjelljes nuk parasheh ndeshkime per ata qe nuk veprojne ne baze te tij per nje proces te rregullt zgjedhor. Por ndeshkimi i shkelesve te normave ligjore zgjedhore eshte i parapare permes ligjit per zgjedhje ne Kosove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›