Hyseni: OKB te shuaje UNMIK-un
Keshilli i Sigurimit ka diskutuar raportin e Sekretarit te Kombeve te Bashkuara per gjendjen ne Kosove. I pranishem ne kete mbledhje ishte dhe Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni. Ai paraqiti nje raport perpara anetareve te ketij keshilli, ku shtroi kerkesen e institucioneve te Kosoves per perfundimin e misionit te Kombeve te Bashkuara, UNMK. "Kerkojme perfundimin e misionit dhe te mandatit te UNMIK-ut. Vendosja e EULEX-it ne gjithe territorin e Kosoves, ne pajtim me mandatin i cili buron nga: a. Deklarata e Pavaresise se Kosoves; Pakoja e Ahtisarit; Kushtetuta e Republikes se Kosoves; Ligjet e Republikes se Kosoves; Plani i Perbashket i Veprimit i BE-se i 4 shkurtit 2008 dhe Ftesat e 17 shkurtit e te 8 gushtit eshte ngjarje kyce e periudhes ne mes te dy sesioneve te Keshillit te Sigurimit per Kosoven:, tha Hyseni ne fjalimin e mbajtur ne Keshillin e Sigurimit. Ministri premtoi se institucionet e Republikes se Kosoves do ta vazhdojne bashkepunim me SHB-te, BE-ne dhe NATO-n. Bashkepunimi i ngushte me partneret tjere nderkombetare.
Po ashtu Hyseni paraqiti gjendjen reale ne Kosove dhe ndikimet e Beogradit, i cili vazhdimisht ndikon ne perkeqesimesh e gjendjes ne Kosove. "Republika e Kosoves bashkepunimin me fqinjet e ka vene si prioritet te larte. Beogradi po perpiqet te pengoje bashkepunimin tone me fqinjet dhe me komunitetin nderkombetar, duke bllokuar pjesemarrjen tone ne trupa rajonale dhe nderkombetar. Beogradi po bllokon eksportet tona ne Serbi. Qeveria jone eshte permbajtur nga masat reciproke, qe do te demtonin njerezit dhe bizneset ne te dyja anet", tha me tej Hyseni.
Nderkohe, perfaqesuesi i Rusise ne OKB, Vitali Curkin kritikoj shtetet qe e kane njohur pavaresine, se nuk kane bere sa duhet per pakicat qe jetojne ne Kosove. "Praktikat dhe standardet demokratike e nuk po zbatohen. Refugjatet e shperngulur nuk jane duke u kthyer. Kjo deshmon se situata ne Kosove nuk eshte e pa qendrueshme", tha Cirtkin, duke bere thirrje qe te mbetet edhe me tutje UNMIK`u ne Kosove. Ky perfaqesues i Rusise, kerkoi qe te implementohet edhe Gjashtepikeshin i Ban Ki Munit, ne te cilin parashihen institucione paralele me ato te Kosoves.
Nderkohe ne raportin e Sekretarit Ki-Moon, thuhet se kosovaret po e kundershtojne Rezoluten 1244, duke e konsideruar te parendesishme dhe jo obliguese. Prandaj, ai thote se duhet te intensifikohet procesi i rikonfigurimit te ketij misioni dhe te perfundoje deri ne muajin qershor, kur realisht mbushen 10 vjet te funksionimit te saj ne Kosove. Dokumentit te sekretarit te pergjithshem te OKB-se i eshte bashkuar si aneks edhe raporti i pare i EULEX-it, te cilin e ka derguar ne Nju Jork perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian, Javier Solana. Ne kete raport katerfaqesh, EULEX-i njofton per funksionalizimin e misionit ne tere Kosoven dhe aktivitetet qe ka zhvilluar deri tani ne fushen e sundimit te ligjit.
Zanier: Kosova stabile, por ka ende pune
Shefi i misionit te UNMIK-ut ne Kosove, Lamberto Zanier tha se situata ne Kosove ne pergjithesi eshte stabile, ndersa rikonfigurimi i UNMIK-ut po kryhet me sukses, por shtoi se "ende ka mjaft pune per te bere". Zanier i beri keto komente ne seancen e Keshillit te Sigurimit. Ai tha se ne disa pjese te Kosoves ka tensione nderetnike, dhe "vecanerisht ne rrethinen e Mitrovices veriore", dhe u beri thirrje udheheqesve te Kosoves qe te bejne perpjekje shtese per te zbutur tensionet nderetnike.