EURO 12, Rusia shpartallon 4-1 Çekinë

Alan Dzagoyev në realizimin e golit të tretë
Rusia ka shpartalluar 4-1 Republikën Çeke në ndeshjen e dytë të Grupit A, duke marrë kryesimin pas barazimit mes Polonisë dhe Greqisë.
Ishte Dzagajev në minutën e ’15 që hapi serinë e golave. Nëntë minuta më pas Shirikov dyfishoi rezultatin.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndërsa e dytë nisi me Çekinë në sulm e cila kërkonte të ngushtonte shifrat. Pilar arriti të realizoi në minutën e 52.
Më pas edhe pse Çekia tentoi të barazonte ishin lojtarët Rusisë ata që bënë diferencën. Në 79 ishte përsëri Dzagajeve që shënon ndërsa tre minuta më pas rezultatin e vulosi Pavlishenko. /F.S/