Rama mbledh aleatët, Ngjela: Tashmë kandidati i ri duhet të propozohet nga opozita, jo nga Berisha
Share
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka mbledhur pasditen e sotme aleatët e Partisë Socialiste, për ti njohur lidhur me negociatat dhe hapat për presidentin e ri. Pas takimit, një prej aleatëve, Spartak Ngjela, duke qenë se Zaganjori u tërhoq, ka thënë se tashmë e drejta për propozimin e kandidatit të ri i takon opozitës.
Berishës tashmë nuk i lejohet më të propozojë kandidat për presidentin e ri, nëse flitet për konsensus. Kandidatin e ardhshëm duhet ta propozojë opozita. Është e drejta e saj. Ne jemi në funksion të konsensusit, siç është kërkuar nga evropianët, ka thënë Ngjela.