E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombi shqiptar më i fituari pas viteve 90

Menduh Thaçi - Ilir Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Dy liderët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Maqedoni, ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik të vendit fqinj si dhe mbi zhvillimet në rajon.

Meta theksoi se kombi që ka përfituar më shumë nga era e re e integrimeve evropiane pas viteve 90, është kombi ynë, tha ai duke renditur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe synimi për marrjen e statusit kandidat, pavarësinë e Kosovës dhe faktin se shqiptarët në Maqedoni kanë arritur dhe po përpiqen për të ecur drejt të drejtave të tyre të barabarta si qytetarë europianë. Kreu i LSI ka shtuar se është i rëndësishëm anëtarësimi i Maqedonisë në NATO për paqen në rajon.

Nga ana e tij, kreu i PDSH-së, është shprehur se në Maqedoni është bllokuar procesi integruese, fakt që sipas tij përkeqëson të gjitha dimensionet e jetës edhe të shqiptarëve, por dhe të tjerëve që jetojnë atje.

Thaçi ka nënvizuar se unë e di se në Maqedoni tentohet që të keqkuptohet prezenca ime e pandërprerë në Tiranë, por ka dhe një porosi tjetër se Tirana është prezente në Maqedoni dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, për shkak se Tirana është një kryeqytet i një shteti anëtar i NATO-s dhe një shteti që besoj se shumë shpejt do ta fitojë dhe statusin kandidat për në BE. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›