E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërheqja e Zaganjorit, Berisha dhe Meta të papërgatitur

Share

Tërheqja e Xhezair Zaganjorit nga gara për presidentin e ri, ka gjetur të papërgatitur kryeministrin Berisha dhe aleatin e tij, Ilir Meta. Këta të fundit, vetëm pak para deklaratës së tërheqjes së Zaganjorit, kishin deklaruar se do të vazhdonin me Zaganjorin edhe në raundin e katërt dhe me shumë mundësi do ta zgjidhnin atë president vetëm me votat e tyre.

Por, tashmë skenari i Berishës dhe Metës është prishur nga tërheqja e papritur e Zaganjorit dhe mund të fusë në konflikt mazhorancën. Kjo, duke qenë se tashmë Berisha do ta ketë shumë të vështirë që të mos kandidojë Topallin, duke qenë se në seancën e sotme në Kuvend Berisha tha se ajo do të ishte kandidatura ideale.

Por, Topalli nuk pranohet nga Ilir Meta. Për këtë arsye, Berisha tashmë ndodhet mes presionit të Topallit nga njëra anë dhe të Metës nga ana tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›