E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha rrëzon akuzat e PS-së për Lotarinë Kombëtare: Rama bëri gabim trashanik

Thaçi dhe Berisha në konferencë për shtyp

Dy krerët e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës janë takuar në Tiranë, ku kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit në të dy vendet. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij, Hashim Thaçi, u shpreh se çështja kryesore ishte përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë. Nga ana e tij Thaçi theksoi se Kosova do të marrë vlerësim pozitiv që Kosovës do ti jepet me 1 korrik

nga ndërkombëtarët, që do thotë përfundim i mbikqyrjes. Me 2 korrik do të kemi vlerësimin pozitiv nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar mbështetës i pavarësisë së Kosovës, për përmbylljen me sukses të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, tha kryeministri i Kosovës. Lidhur debatin për tarifën e importit të çimenton nga Shqipëria, ku ministria e Ekonomisë së Kosovës vendosi 35% e vlerës taksë për çdoganim, Thaçi tha se ky problem pritet të zgjidhet shumë shpejt. Ditët e ardhshme do të takohen autoritetet shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë, dhomat ekonomike do të diskutojnë, në të njëjtën kohë, po ashtu dhe ministritë përkatëse. Ndërkohë flas me besim të plotë se do të jetë çështje e tejkaluar, tha ai. E njëjta gjë është thënë edhe për interkonjeksionin dhe që vazhdon të përsëritet nga të dy kryeministrit. Ky projekt do të zbatohet në kohën më të shkurtër dhe interesin më të mirë të qytetarëve të dy vendeve. Kjo është përgjigjja ime, u shpreh Berisha.

Licensa për Lotarinë Kombëtare prej ditësh është kthyer në çështje diskutimesh dhe akuzash mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Për këtë çështje, Berisha, u shpreh se konsideronte industri mëkati dhe se për mendimin e tij duhet ndaluar. Të ishte për mua do të ishte e ndaluar, por meqenëse nuk është, nuk mund ta bëj vullnetin tim dhe ti diktoj një rast të veçantë Shqipërisë. Kështu që ata le të bërtasin sa të duan. Z. Rama bëri një gabim trashanik kur deklaroi se kompanisë ia janë lënë 90 % dhe shteti ka mbajtur 10 %, tha Berisha.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës Berisha sqaroi se: Zoti Rama bëri një gabim trashanik kur deklaroi se kompanisë ia janë lënë 90% dhe shteti ka mbajtur  10%. Pavarësisht të gjitha veseve, nuk e di që të jetë bixhozxhi. Duhet të dijë që në këtë biznes 50%, ata të cilët kanë licencën e transparencës, janë të detyruar tja japin publikut, lojtarëve, mëkatarëve, atyre që fitojnë. 20% është TVSH-ja dhe ligji nuk e ka përjashtuar. 10% është tatim fitimi, 10% është tatim mbi xhiron. Por unë do ta mbyll duke mirëpritur me kënaqësinë më të madhe komisionin hetimor të opozitës për këtë çështje. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›