E Enjte, 5 Nëntor 2026

“EURO 2024”, 2 orë nga sfida Shqipëri-Itali, tifozët kuqezinj mbushin shkallët e stadiumit

DORTMUND, 15 qershor /ATSH-Gjergji Mima/ Kur duhen edhe 2 orë nga nisja e ndeshjes Itali- Shqipëri në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, atmosfera është elektrizuese.

Tifozët kuqezinj kanë filluar të mbushin stadiumin teksa në fushë kanë qenë lojtarët e Italisë, për të shkelur fushën e blertë para takimit.

Atmosfera magjepsëse që po dhurojnë tifozët kuqezinj duket sikur ndeshja po luhet në “Air Albania” në Tiranë dhe jo në stadiumin “Signal Iduna Park” në Gjermani.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme në orën 21:00 ndaj Italisë, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ndeshjen e parë në “EURO 2024”.

1 nga 8

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›