E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTO/ “EURO 2024”, sfida ndaj Italisë, Dortmundi “vishet” kuqezi

DORTMUND, 15 qershor /ATSH-Gjergji Mima/ Dortmundi është “veshur” kuqezi ditën e sotme në prag të ndeshjes me Italinë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ndeshjen e parë në “EURO 2024”.

Për sfidën ndaj “azurrëve” pritet të jenë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë.

Rrugët e qytetit të Dortmundit dhe rreth stadiumit janë mbushur me flamuj kuqezi, teksa vihet re dukshëm diferenca në numër me tifozët italianë, që pritet të jenë rreth 10 mijë.

Mbështetësit e Kombëtares kanë vërshuar në rrugët e Dortmundit, ku nuk mungojnë flamujt dhe simbolet kuqezi. Atmosfera është fantastike, teksa shumë tifozë kuqezinj kanë nisur të grumbullohen në stadiumin e Dortmundit për ndeshjen Shqipëri-Itali, edhe pse duhen ende 5 orë nga nisja e ndeshjes.

1 nga 22

Fotot: Gjergji Mima & Agim Dobi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›