E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUROSTAT: Greqiae dyta ne BE përdeficit buxhetor

ATHINE-10.5% të PBB-së llogaritet për vitin 2010 deficiti buxhetor në Greqi, sipas shifrave të publikuara sot nga Eurostat.
Eurostat e klasifikon Greqinë në vendin e dytë për deficiti i lartë në BE, pas Irlandës, e cila e mbylli vitin 2010 me një "vrimë" 32.4%. Portugalia është vendi i tretë me një deficit 9.1%, ndërsa deficiti i Spanjës është matur nga Eurostat në 9.2%.

Sipas mediave greke, vlerësohet se deficiti do të shkaktojë një valë të masave shtesë për të nxjerrë 3 miliardë Euro gjatë vitit 2011, si:
- eliminimi i përjashtimeve tatimore
- futja e kritereve sociale në përfitimet e ndihmave
- vendosja e taksave të importit për pijet e buta
- klasifikimi i produkteve për të cilat do të ketë taksa të larta importi (akcizë)
Sic duket nga të dhënat e Eurostat, Greqia ka një borxh publik që vlerësohet 142,8% të PBB-së, ndërsa në vendin e dytë është Italia (119%), pasuar nga Belgjika (96,8%), Irlanda (96,2%) dhe Portugalia (93%).

Një vizitë e rregullt e Treshes do të mbahet në Athinë në fillim të Majit. Përfaqësuesit e BE-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane do të vlerësojnë ecurinë e vendit për sigurimin e këstit tjetër prej 12 miliardë euro në qershor, si pjesë e kredisë prej 110 miliardë. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›