Bode pret kreun e ri te Bankes Boterore per Ballkanin

Ministria e Financave
Tirane 30 qershor 2011 NOA- Ministri i Financave Ridvan Bode priti sot nje delegacion te Bankes Boterore te kryesuar nga Drejtori i ri qe perfaqeson interesat e vendeve te rajonit ne BB Piero Cipollone dhe Drejtoresha per Rajonin Jane Armitage.
Sic njofton zedhensjaministri Bode theksoi se Shqiperia ka nje marredhenie shume te mire e nje bashkepunim te ngushte me stafin e Bankes.
Qeveria shqiptare ka nje bashkepunim te suksesshem me banken Boterore. Pas perfundimit me sukses te programit DPL Kredi per Mbeshtetjen e Politikave te Zhvillimit me nje portofol prej rreth 20 milione USD tashme eshte nenshkruar marreveshja e DPL 2 e cila ka nje portofol prej rreth 25 miliona USD dhe qe do te fokusohet ne realizimin e reformave ne sistemin e kujdesit shendetesor edukimin dhe kujdesin social.
Z. Piero Cipollone ka zevendesuar ne kete detyre z. Giovanni Magnoni dhe zgjodhi te paren Shqiperine per viziten e prezantimit te tij pas marrjes se detyres perfundon njoftimi per shtyp i ministrise se financave.
a.q/NOA