E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EUROSTAT: Shqiptarët të parët në martesa të fundit në divorce

Martesa është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e njeriut, pasi shënon bashkimin e dy familjeve dhe krijon lidhje të reja shoqërore. 

Zhvillimet sociale ekonomike në Shqipëri përgjatë dekadave të fundit kanë sjellë lëvizje të forta shoqërore por nga ana tjetër kjo nuk e ka lëkundur institucionin e martesë në vend.

Sipas treguesit të Eurostat i cili mat numrin e martesave, për vitin 2021 rezulton se Shqipëria renditet e dyta në kontinent pas Hungarisë më 7 martesa për 1000 banorë e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 6.8 martesa.

Duhet thënë se rajoni i Ballkanit është dukshëm mbi nivele e mesatares Europiane e cila përllogaritet në 3.9 martesa për 1000 banore.

Eurostat mat gjithashtu edhe numrin e divorceve ku sërish Shqipëria renditet e fundit në kontinent sëbashku me Maqedoninë e Veriut respektivisht me 1.1 dhe 1 divorc për 1000 banorë. 

Por cilat janë arsyet pse martesa në Shqipëri mbetet një institucion i rëndësishëm krahasimisht me vendet e Europës?

Vlen të thuhet se të dhënat e Eurostat për Kosovën janë deri në vitin 2019, ku rezulton se qytetarë e shtetit me të ri Europian renditen në 9.8 martesa për 1000 banore, me një distancë të konsiderueshme nga vendi i parë.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›