“Eagle”: përgënjeshtron lajmin për shitjen nga Çalik Holding
TIRANE- Kompania e tretë e telefonisë celulare në Shqipëri “Eagle Mobile”, në një deklaratë për shtyp ka përgënjeshtruar lajmin e botuar në gazetën Sot, me titullin, “Turqit e Çalik përgatisin shitjen e Albtelecom, fitime marramendëse nga transaksioni”. Eagle Mobile, e cilëson këtë lajm si jo të vërtetë dhe i pabazë, i cili botohet me qëllim mashtrimin e opinionit publik.
Siç dihet nga të gjithë Çalik Holding; në vitin 2007 me blerjen e Albtelecom, operatorit më të madh të telefonisë fikse dhe internetit dhe në kuadër të kësaj kompanie edhe Eagle Mobile me qëllim bërjen e tij operatorin më të përzgjedhur në Shqipëri, investoi në vend më se 50 milionë euro. Krahas sektorit të telekomunikacionit, me investimet edhe në fushën financiare, Çalik Holding një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, cilëson tërësisht si larg të vërtetës pretendimet se nuk është bërë asnjë investim. Çalik Holding, që po vijon me gjithë shpejtësinë investimet, me Eagle Mobile brenda vetëm 6 muajve duke ngritur më se 300 antena dhe stacione sinjali dhe duke arritur në 11 muaj 386 mijë abonentë, ka për qëllim të ofrojë shërbimin më cilësor me çmimet më të arsyeshme për opinionin shqiptar.
Duke e ngritur infrastrukturën në një periudhë prej vetëm tre muajsh dhe duke nisur kështu aktivitetin tregtar; Eagle Mobile me këtë sukses ka fituar edhe një çmim në Shqipëri.
Me investimet e kryera dhe ndihmesën e krijuar për ekonominë e Shqipërisë nga Çalik Holding, kompania tjetër në kuadër të kësaj korporate Albtelecom, kompania lider në fushën e internetit, me shërbimet e cilësisë së lartë të ofruara, pa ndërprerje, me infrastrukturën e fuqishme teknike, po e shton përditë ndikimin në tregun e abonentëve individualë apo institucionalë. Kështu numri i abonentëve në shërbimin ADSL të Albtelecom nga 1500 që ka qenë në muajin Gusht të vitit 2008 ka shkuar në 18110. I gjithë ky shtim i numrit të abonentëve me gjithë rritjen e sasisë së shërbimeve, ka sjellë rritjen serioze të vlerës së Eagle Mobile dhe Albtelecom në treg.
Në këtë drejtim; Çalik Holding, suksesin e arritur në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri, e ka kremtuar me një festë të madhe me rastin e 1 Vjetorit të Eagle Mobile. Në këtë organizim festiv morën pjesë me dhjetëra gazetarë të njohur dhe zyrtarë të lartë nga Turqia dhe Shqipëria.
Çalik Holding e sheh Shqipërinë si një derë që hapur drejt Evropës dhe po i vijon investimet e tij me shpejtësi të plotë në Ballkan. Për këtë arsye, pretendimet se Çalik Holding s’ka bërë asnjë investim apo që do të shesë Eagle Mobile dhe Albtelecom, janë të pabaza dhe tërësisht larg të vërtetës. Çalik Holding me gjithë investimet që ka kryer deri tani, bën të ditur se ruan të drejtën e mbrojtjes së të drejtave ligjore para atyre që kanë publikuar këtë pretendim të pavërtetë.
(a.r/balkanweb)