E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformimi Urgjencave, certifikohen 50 mjekët e parë

Shërbimi i urgjencës në spitale do të jetë më profesional falë një trajnimi që kanë bërë mjekët shqiptarë nga një ekip specialistësh italanë. Ky kurs u zhvillua nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të reformimit të këtij shërbimi. 

TIRANE- 50 mjekë nga shërbim,et e Urgjencave nga të gjithë spitalet e rretheve të vendit janë certifikuar paraditen e sotme për rikualifikim profesional. Mjekët janë trajnuar për dy javë nga ekipe të specializuar mjekësh dhe drejtues të shëndetësisë nga rajoni i Pjemontes në Itali. Këta të fundit kanë trajnuar mjekët shqiptare me teori dhe praktika më të mira në fushën e urgjencave civile. Drtejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë Bardhi Spahiu i pranishëm në shpërndarjen e certifikatave ka theksuar se ky kurs ishte mjaft i rëndësishëm për mjekët.

“ky kurs synon rritjen e nivelit të profesionistëve tanë në ofrimin e shërbimit ndaj pacientëve, synon përmirësimin e organizimit i cili mund të them se në Shqipëri ka akoma rrugë të gjatë për të bërë drejt përmirësimit”- tha Spahiu.

Ndërsa drejtues të ekipit italian, u shprehën se mjekët shqiptarë tashmë kanë një nivel më të lartë shërbimi. Një pjesë e këtij trajnimi u realizua në shtetin fshinjë ku mjekët tanë të shërbimeve të ndryshme të urgjencave patën mundësi të njihen me praktikat më të mira profesionale. Trajnimi i mjekëve të urgjencave vjen në kuadër të reformimit të këtij shërbimi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›