E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, Memia e Bode: Legalizimi, impakt në ekonomi

Nga Korça kreu i ALUIZNI Memia, ka deklaruar se në të gjithë Shqipërinë janë plot 400 milion dollarë kapital të cilat nuk janë në treg dhe e dëmtojnë ekonominë. Memia e Bode, kanë shpërndarë 150 tapi në qytetin e Korçës dhe Pogradecit. 

KORÇE- “400 milion dollarë kapital nga zonat informale në të gjithë Shqipërinë nuk janë në treg” ka pohuar nga Korça kreu i ALUIZNI-it Shaban Memia, duke mos i dhënë impaktin e duhur zhvillimit ekonomik të vendit. Gjatë të premtes në Pogradec dhe Korçë janë ndarë gjithsej 150 tapi, ndërkohë që proçesi në këtë rajon sipas Memisë ka hyrë në rrugë të mbarë dhe duhet të përfundojë shumë shpejt. Sipas numrit një të ALUIZNI-it në vend Shaban Memia, në të gjithë Shqipërinë janë plot 400 milion dollarë kapital të cilat nuk janë për fat të keq në treg dhe e dëmtojnë ekonominë, ndërsa me këtë proçes ndër më të mëdhenjtë dhe seriozët e legalizimeve vendi do të ketë një tjetër impakt edhe në drejtimin ekonomik madje në disa sektorë të rëndësishëm.

Ndërkaq edhe Ministri i Financave Ritvan Bode që ka marrë pjesë në shpërndarjen e tapive të para në Korçë ka theksuar se informaliteti i ekonomisë shqiptare dhe i ndërtimeve në mënyrë të veçantë do të marrë fund me këtë proçes, ndërsa Korça sipas tij ka ecur me ritme të larta që do të thotë se dhe shpërndarja e tapisë së fundit do të jetë e shpejtë. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›