E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile: Kujdes me qarkullimin rrugor

Partner i Koalicionit për Sigurinë Rrugore

Kompania “Eagle Mobile” u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Shkalla e lartë e aksidenteve me pasojë vdekjen dhe lëndimin e qindra qytetarëve shqiptarë është një shqetësim për të gjithë shoqërinë tonë. Lajmet e ditëve të fundit flasin për qindra aksidente në pjesë të ndryshme të vendit, kryesisht në akset rrugore kombëtare. Për këtë arsye, “Eagle Mobile” u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të mos e përdorin telefonin celular gjatë kohës që ngasin automjetin. “Të ardhurat nga telefonatat janë të rëndësishme për kompaninë, por më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve”, thanë drejtuesit e “Eagle”, duke sugjeruar që telefonatat, mesazhet e shkurtra SMS apo komunikimi nëpërmjet internetit në celular të kryhen pasi automjeti ka ndaluar. Po ashtu, “Eagle” shprehet kundër përdorimit të mjeteve alternative të celularëve, si kufjet etj., gjatë kohës kur një person drejton automjetin. Nën kujdesin e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri është ngritur Koalicioni Shqiptar për Sigurinë Rrugore, pjesë e të cilit është edhe “Eagle Mobile”. Koalicioni i themeluar dje është bashkim i 10 organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, me bashkëpunëtorë të rëndësishëm nga sektori privat.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›