FMN ndihmon Kosovën
Vendimi
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vendosur që Kosovës t'i ndajë ndihma financiare në vlerë prej rreth 109 milionë eurosh. Bordi i drejtorëve të FMN-së kumtoi mbrëmë në Uashington se Kosova menjëherë mund të tërheqë 22 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër mund të merret kohë pas kohe, për stabilizimin e financave publike. Kosova është bërë anëtare e FMN-së dhe Bankës Botërore në qershor të vitit 2009.
#