Trajnohet KLSH-ja
Stafi
Një pjesë e stafit të Kontrollit të Lartë të Shtetit u përfshi në faza të ndryshme trajnimi, në kuadër të strategjisë 2010-2012, me qëllim forcimin e rolit të inspektorëve. Gjatë muajit qershor, Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë, Publikun dhe Teknologjisë së Informacionit, në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike, të Metodologjisë dhe Kontrollit të Cilësisë, zhvilluan në ambientet e zyrave të KLSH-së kursin formues “Trajnim për trajnerët”.
Trajnimet synonin prezantimin e parimeve dhe koncepteve themelore të temave përkatëse, si dhe paraqitën shembuj të praktikave më të mira nga vende të tjera. Këta trajnerë (16) do të përdoren në vazhdimësi nga KLSH, në aktivitetet trajnuese që do të zhvillohen në institucion.
#