Eagle Mobile aksion për pastrimin e qytetit të Vlorës
TIRANë- Nisma e Eagle Mobile për pastrimin e qyteteve ka mbërritur dhe në Vlorë. Paraditen e sotme dhjetra të rinj kryesisht nga shkollat e mesme kanë kryer pastrimin e rrugëve të qytetit të Vlorës dhe disa zonave të plazhit.
Qëllimi i këtyre aksioneve është jo vetëm pastrami i qyteteve dhe i plazheve por dhe si sensibilizim dhe ndërgjegjësim i qytetarëve për të mbajtur pastër ambintet ku jetojnë. Aktivitete të tilla janë organizuar në disa qytete. Ndërsa pritet që nisma të vijojë në Tiranë, Korcë dhe Pogradec.
(m.a/News24/BalkanWeb)