Bajern - Inter, Van Gal ka frikë Ueb: Nëse arbitri gabon...
MADRID- Bajerni i Mynihut ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të finales së të shtunës ndaj Interit. Në stadiumin Santiago Bernabeu, trajneri Luis Van Gal u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për atë që konsiderohet si një ndeshje historike për trofeun e Champions League. Për Luis Van Gal kjo do të jetë një sfidë e veçantë.
Ai do të ketë përballë ish-nxënësin e tij tek Barcelona, Zhoze Murinjon, të cilin e vlerëson shumë, por thotë se është një trajner që mendon vetëm për fitoren dhe aspak për lohën e bukur. “Ai ka qenë një asistent i shkëlqyer, - thotë holandezi. - Kemi punuar bashkë për 3 vjet dhe bënte analiza të shkëlyera për kundërshtarët. Gjithashtu, shpesh e lija që të stërviste lojtarët, sepse kisha besim”, deklaroi më tej Van Gal. Holandezi shtoi se gjatë këtyre ditëve i ka dërguar shpesh sms, ndërsa u shpreh gjithashtu se të shtunën në mbrëmje i druhet shumë arbitrimit të anglezit Hauard Ueb. “është i vetmi që nuk mund ta kontrolloj dot dhe nëse bën një gabim, atëherë kjo do të ndikojë mbi finalen”, tha trajneri i Bajernit.
Seanca stërvitore e Bajernit përkoi me lajmin e ardhur nga Gjermania se Frenk Riberi, i cili do të mungojë në ndeshjen e së shtunës, ka zgjatur kontratën deri në vitin 2015 me klubin gjerman. Për kapitenin Van Bomel, çelësi i suksesit në këtë ndeshje është mentaliteti. “Kemi një karakter të fortë, skuadra ka treguar se edhe kur humbet 2-0 di të reagojë”, tha holandezi. “Interi është një skuadër shumë e fortë, me një mbrojtje të hekurt. Kanë disa futbollistë mjaft të mirë dhe mund ta gjejnë shpejt golin”, thotë mesfushori Bastian Shvajnstajger.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)