E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen në Kosovë: NATO mbështet hetimet e EULEX

PRISHTINE- NATO mbështet hetimet e EULEX. është ky qëndrimi i bërë publik nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Rasmusen gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
“Duhet të bëjmë gjithcka për të garantuar që aktivitetet në Kosovë të mbëshetten në sundimin e ligjit, ndërsa ata që e shkelin të dalin përpara drejtësisë. KJo është e ardhmja e Kosovës” deklaroi Rasmusen.

Ndërkohë, ai deklaroi se vendimi i NATO-s në reduktimin e trupave të KFOR-it në Kosovë do të merret duke u bazuar në situatën dhe analizën në terren. Pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë me komandantin e KFOR-it, ai e arsyetoi reduktimin e trupave të KFOR-it me ngritjen e stabilitetit dhe të sigurisë në Kosovë. Sipas tij, hapi i parë i suksesshëm në zvogëlimin e pranisë së trupave është marrë në reduktimin e tyre në 10 mijë. Ndërkohë hapi i radhës do të merret vetëm duke u bazuar në analizat e shumta që do të zhvillohen në terren , për të parë nëse situata e sigurisë e lejon një gjë të tillë.

“Më duhet të them se edhe kur KFOR-i ta përfundojë misionin e tij , sërish do të kemi në terren më shumë se 2 mijë trupa, madje edhe më shumë nëse ka nevojë. Do të qëndrojmë këtu sa të jetë e nevojshme për të kryer punën tonë”përfundoi shefi i NATO-s.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›