Tiranë, vdes pacienti në spitalin francez, familjarët akuza mjekëve
TIRANë- Një pacient rreth të 57-tave ka gjetur vdekjen sot pasi është shtruar në spitalin francez në Tiranë, me probleme në grykë. Familjarët të irrituar kanë denoncuar vdekjen e tij në polici, duke akuzuar mjekët për mjekim të gabuar, ndërsa mjekët nga ana e tyre deklarojnë se pacienti ka qënë në gjendje të rëndë.
Sipas familjarëve, viktima Edmond Beci “nuk vuante nga asnjë sëmundje”, ndërsa theksojnë se mbërriti në spital me probleme në fyt. Ata shtojnë se viktima “në momentin që është shtruar në spital nuk ishte në gjëndje të rëndë, kishte vetëm shqetësime në grykë”, ndërsa bëjnë të ditur se, “vdekja e tij erdhi, pas ekzeminimit me sondë.”
Ndërsa mjekët në këtë spital deklarojnë se pacienti në momentin e mbërritjes në spital, “ishte në gjendje të rëndë.” Sipas tyre nuk ka pasur ndërhyrje të gabuar. “Ndërhyrja ka qënë për problemet në fyt”, - deklarojnë mjekët.
Pas kësaj ngjarjeje familjarët kanë lajmëruar policinë, e cila pritet të japë informacione vetëm pas ekspertizës mjeko-ligjore. Kufoma e 57-vjecarit është dërguar në morgun e Tiranës, nga ku pritet edhe raporti i mjekësisë ligjore.
(m.a/BalkanWeb)