Kryeministri Berisha Ky vit hodhi themelet per nje tjeter edhe me te suksesshem

Tirane 28 dhjetor NOA -Update Ndersa po bente rezymene per reformat e arritura kreu i qeverise Sali Berisha u ndal tek turizmi.
Nje fushe tjeter qe ka pasur bum ka qene turizmi ne vitin 2004 Shqiperia kishte pritur 300 mije vizitore ndersa kete vit dhjete fishin e ketij numri deklaroi ai.
Me tej duke u ndalur ne kete sfere te bilancit Kryeministri Berisha tha se Shqiperia eshte shpallur e bukura e dheut per vitin 2010 pasi turizmi ne Shqiperi e tregoi kete fakt.
Turistet duan mjedis te paster ushqim te shijshem ambient mikprites dhe te gjitha sipas tij kane ardhur ne saj te investimeve me serioze cka kryeson 300 mije kilometra rruge nenvizoi ai.
Berisha tha me tej se edhe ato pak rruge qe kane ngelur do te asfaltohen brenda ketij viti.
Rroga pensionet tha ai kane njohur nje nder rritjet me te medha ne vite pasi sipas tij rritja e rrogave eshte kusht percaktues per zhvillimin e burimeve njerezore.
Lidhur me mbrojtjen ai tha se Shqiperia perfaqesohet sot ne Afganistan per fryme dhe pjesemarrje si nje nga vendet me te larta dhe me te pranishme.
shte shumefishuar sipas tij demontimi madje theksoi me tej se Shqiperia do jete nje nder vendet e para qe do clirohet nga mbetjet e armeve te vjeteruara.
Me tej kryeministri tha se interesi per
librin sipas panairit te fundit ishte nje arritje e madhe pasi te gjitha
zhanret e kultures kane patur nje inkurajim nje rritje dhe nje perkrahje te
admirueshme.
Viti ka patur dy permbytje te dhimbshme ne Shkoder keto permbytje kane
deshmuar dhe shkallen me te larte te pergjegjesise te autoriteteve shteterore
madje jane perballuar sipas tij me nje rezultat shume optimist pa asnje
viktime u shpreh kreu i ekzekutivit lidhur me permbytjet qe tronditen qytetin
e Shkodres.
Viti ka hedhur themelet per nje vit shume te suksesshem qe na pret sepse Shqiperia dhe shqiptaret do te kene nje nivel tjeter jetese nje Shqiperi e cila do jete gjithnje me reale per vemendjen evropiane perfundoi fjalen e tij numri nje i qeverise.
a.y/NOA