Eagle Mobile prezanton ofertën më të re Vallëzo me Verën
Abonentët Eagle do të shijojnë më shumë stinën e nxehtë me ofertën më të fundit Vallëzo me Verën. Kjo ofertë vijon pas ofertës shumë të suksesshme Vallëzo me kohën tënde dhe ofron edhe më shumë mundësi komunikimi për të gjithë abonentët individualë me parapagesë. Ata do të kenë mundësi që vetëm me një pagesë regjistrimi prej 500 lekë (me TVSH) të përfitojnë për 7 ditë 7.500 minuta drejt të gjithë numrave Eagle dhe 25 minuta me operatorët e tjerë kombëtarë. Për të përfituar nga kjo paketë abonentët me parapagesë mjafton të bëjnë regjistrimin duke dërguar një mesazh në 55200 me përmbajtjen 500, ose të përdorin menunë Eagle Star *100# dhe të zgjedhin emrin e ofertës Vallëzo me Verën, ose të regjistrohen direkt nëpërmjet kodit *500#. Abonentët me parapagesë të tarifave Super Riniring 1000 dhe 800, ata të programit standard tarifor dhe fiks, cel, do të informohen me anë të mesazheve për vlefshmërinë e ofertës, balancën e kreditit dhe minutat e mbetura të ofertës.
Duke dërguar mesazh në 55200 me përmbajtje Balance ose nëpërmjet Eagle Star menu *100#, secili nga përfituesit e ofertës mund të informohet për afatin e përfundimit te paketës, si dhe sasinë e mbetur të minutave. Në rastin kur plani tarifor i një abonenti nuk do të jetë i vlefshëm për këtë ofertë, ose në rastet kur abonenti është regjistruar një herë në ofertë, ai do të njoftohet me një SMS, pa u tarifuar për mesazhin e regjistrimit. Është e rëndësishme të përmendim se abonentët mund të vazhdojnë të përfitojnë nga paketa Vallëzo me kohën tënde, me çmim 2000 lekë (me TVSH), duke dërguar 2000 drejt 55.200, apo nga paketa me çmim 5000 Lekë (me TVSH), duke dërguar 5000 drejt 55.200. Të dyja këto paketa kanë vlefshmëri 30 ditore. Vallëzo me Verën do të jetë një mundësi më shumë për të kaluar një verë dhe pushime sa më të këndshme, ku komunikimi nuk do të njohë kufi, kjo pasi vera tashmë ka mbërritur.