Qeveria rinovon kontratën me Microsoft-in

Qeveria shqiptare rinovon kontratën me kompaninë Microsoft. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo u shpreh se po punohet fort me universitet dhe me bizneset për një zhvillim sa më të shpejtë në këtë fushë.
Në fjalën e tij drejtori i Microsoftit për Europën, Jan Muehlfeit u shpreh se kjo marrëveshje është me rëndësi pasi përfshin një sërë fushash si dhe plotëson një prej kushteve që i kërkohet vendit tuaj për në BE.
"Marrëveshja e nënshkruar është mjaft e rëndësishme pasi mbulon një sërë sektorësh. Arsimi është një prej fushave që ndikon në zhvillim si dhe shëndetësia që ndikon në jetën. Marrëveshja është domethënëse për faktin se teknologjia është një ndihmë për Shqipërinë që të jetë kompetente në këto fusha. Gjithashtu kjo do marrëveshje do të japë frytet e saj edhe në lidhje me kërkesën që ju keni për t'u bërë anëtare e BE-së dhe Microsoft do ju ndihmojë në këtë aspekt", tha ai.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Genc Pollo dhe drejtorit i Microsoft-it për Europën si dhe prej drejtorit të zyrës shqiptare të Microsoftit,Arsen Kurti. Marrëveshja e parë e nënshkruar me kompaninë Microsoft ka qenë në vitin 2007.