“Eagle Mobile” vjen me ofertën më fantastike për festat e fundvitit
02/12/2009 Flisni falas brenda rrjetit me parapagesë. Dërgoni SMS në 55 200 me tekst “Rekord”
Me ofertën më të fundit të kompanisë “Eagle Mobile” të gjithë shqiptarët kanë mundësinë të thyejnë rekorde të reja në thirrjet e tyre telefonike duke uruar sa më shumë të afërm dhe miq në festat e fundvitit. Në këtë prag-festash kur dihet se gjithkush dëshiron të shtojë ndjeshëm komunikimin në celular, “Eagle Mobile” ka menduar të lehtësojë më tej komunikimin për të gjithë abonentët e saj me parapagesë. Më 29 nëntor “Eagle Mobile” lançoi ofertën më të re që i mundëson çdo abonenti Eagle me parapagesë të përfitojë telefonata falas pa limit brenda rrjetit “Eagle Mobile”, si dhe 20 minuta falas drejt operatorëve të tjerë kombëtarë. Për t’u bërë pjesë e kësaj oferte, abonenti duhet të kryejë regjistrimin duke dërguar një SMS në numrin 55 200 me tekst “Rekord” ose çfarëdo fjale tjetër, përveç Balance/Balanc/Balanca). Minimumi i kreditit që duhet të ketë abonenti në llogarinë e tij është 500 lekë. Oferta është e vlefshme për 7 ditë nga momenti i aktivizimit, ndërkohë që për ta riaktivizuar ofertën abonenti duhet të presë afatin e përfundimit. Gjendja e minutave falas në llogari të përfituesit mund të kontrollohet duke dërguar një SMS falas me tekst “Balanca” te numri 55 200. Minutat falas për linjat kombëtare mund të konsumohen drejt numrave të operatorëve fiks, apo operatorëve të tjerë celularë sipas nevojës apo dëshirës. Pas 30 sekondave të para të çdo telefonate konsumi i minutave falas drejt linjave kombëtare, përllogaritet për çdo 10 sekonda. Pas përfundimit të minutave kombëtare, abonenti kalon në tarifimin e mëparshëm përkatësisht sipas planit tarifor. Për mbarimin e afatit të ofertës abonenti do të informohet me SMS. Programet me parapagesë, ku bën pjesë edhe Riniring, do të jenë aktivë vetëm pasi minutave falas të ofertës drejt numrave Eagle apo operatorëve kombëtarë të kenë mbaruar.