E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralizohet trafiku detar për shkak të kohës

02/12/2009  Nuk niset asnjë traget

VLORE- Moti i keq dhe era e fortë kanë paralizuar trafikun detar të qytetit të Vlorës. Asnjë prej 3 trageteve të linjës Vlorë-Brindisi nuk ka mundur dot të niset prej brigjeve të shtetit fqinj pasi deti në afërsi të gjirit të Vlorës i kalonte 7 ballë, gjë e cila mund të shkaktonte vështirësi jo vetëm në udhëtim, por edhe në ankorim. E njëjtë ka qenë dhe situata për anijet e peshkimit po ashtu dhe për ato të transportit, të cilat që prej orëve të pasdites të së hënës nuk kanë lëvizur prej vendeve ku janë ankoruar, të peshkimit në triport, ndërsa të gazit apo transporteve në Radë. Sipas shefit të kapitanerisë së Vlorës, Anastas Goga, era ka nisur që prej pasdites të së hënës duke qenë si epiqendër në afërsi të gadishullit të Karaburunit, për këtë arsye ndihet edhe më shumë në afërsi të Vlorës. Goga shton se situata do të përmirësohet vetëm të mërkurën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›