Aksidentet rrugore “tërbojnë” policinë e Tiranës dhe Durrësit
02/12/2009 Gati plani për situatën e fundvitit
TIRANE- Aksidentet e shumta rrugore që kanë ndodhur në binomin e segmenteve Tiranë-Durrës, Fushë-Krujë, Lezhë, kanë “tërbuar” policinë e Tiranës dhe atë të Durrësit, të cilat aktualisht janë detyruar që të planifikojnë marrjen e masave ekstreme ndaj drejtuesve të automjeteve që frekuentojnë këto akse rrugore. Për të zbatuar në teren këto masa, dy policitë e këtyre qyteteve, kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, duke mundësuar shtimin e numrit të patrullave Task-Forcë në rrugë si dhe rritjen e efektivave rrugorë në segmentet që aktualisht, cilësohen si më të rrezikshmit në vend. Përveç këtij bashkëpunimi, dy policitë aktualisht kanë filluar hartimin e një plani të përbashkët, i cili ka si qëllim përballimin me sukses së periudhës së fundvitit, kur në vend ka një fluks të madh automjetesh nga kthimi i emigrantëve. Kjo periudhë është cilësuar nga specialistët rrugorë si më e përgjakshmja, pasi lagështira e rrugës si dhe pijet alkoolike që njerëzit konsumojnë për festat, ndikojnë shumë në aksidentet rrugore. Për t’i bërë ballë kësaj situate, policia ka planifikuar që së shpejti të nisë një fushatë sensibilizuese, ku çdo drejtues mjeti do të informohet nga patrullat rrugore lidhur me faktorët kryesorë që ndikojnë në aksidente. Në të njëjtën kohë, policia ka kërkuar edhe ndihmën e Drejtorisë së përgjithshme të Rrugëve, të cilës mësohet se i kërkon vendosjen e plotë të sinjalistikës rrugore në akset, që për specialistët janë cilësuar si “rrugët e vdekjes”. Deri tani, kjo drejtori nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së policisë, pasi në shumë raste tabelat drejtuese që janë vendosur në rrugë, janë grabitur nga persona të ndryshëm, duke përfunduar si skrap. Aksidentet janë në top-listën e tragjedive jetësore, ku si pasojë e këtij fenomeni në çdo ditë të vitit në Shqipëri vdes një person dhe plagosen dy të tjerë. Kjo shifër alarmante që na rendit në krye të vendeve të të gjithë rajonit, jepet nga një studim i Institutit të Shëndetit Publik. Sipas ekspertëve të këtij instituti, rreth 40% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga pakujdesia e kalimtarëve. Mungesa e rripit të sigurimit si pasagjerë apo drejtues automjetesh është një tjetër neglizhencë fatale, e cila ka pasoja gjatë aksidentit. Në studim, i cili kishte të bënte me vlerësimin e njohurive, qëndrimeve dhe praktikave për sigurinë rrugore, janë përfshirë rreth 300 studentë të Fakultetit të Mjekësisë. Studimi dëshmoi për një nivel të lartë të sjelljeve të rrezikshme të studentëve lidhur me sigurinë rrugore, pavarësisht njohurive mbi to. Të dhënat, sipas specialistëve, janë alarmante sidomos për studentët meshkuj, të cilët në rrugë paraqesin praktika shumë të rrezikshme, që i ekspozojnë ata ndaj aksidenteve automobilistike. Kështu, 67% e studentëve raportuan se ishin të mirinformuar për rregullat e qarkullimit rrugor, qoftë si këmbësorë, pasagjerë, apo drejtues automjetesh (përfshi motoçikletat dhe biçikletat). Por, vetëm 19% e tyre raportuan se përdornin rripin e sigurimit si pasagjerë apo drejtues automjetesh.