Qerret, punëtori: Vrava pronarin se më keqtrajtonte
DURRES- “E vrava sepse më keqtrajtonte” kështu mësohet të ketë thënë gjatë dëshmisë së tij në polici 46 vjecari Halil Buletini, i cili vrau pak pas mesnatës së të martës biznesmenin Pajtim Selmani, në kompleksin e tij të vilave në fshatin Qerret të Kavajës.
Autori ishte banor i fshatit Qerret dhe prej 8 vitesh kishte punuar si roje pranë vilave të fshatit turistik, ku një prej pronarëve ishte viktima Selmani. Sipas burimeve në komisariatin e Kavajës, mësohet se Buletini ka deklaruar se kishte patur probleme me pronarin e kompleksit, pasi ai e keqtrajtonte.
Policia thotë se 46 vjecari mund ta ketë kryer vrasjen në kushte të rënda të tronditjes psikike dhe për këtë është kërkuar një ekspertim mjekoligjor i gjendies së tij mendore.
Policia bëri të ditur ditën e djeshme, se viktima Pajtim Selmani është qëlluar 18 herë me thika nga 46 vjecari Halil Buletini. Viktima është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, por për shkak të numrit të madh të plagëve, ai ka ndërruar jetë.
(e.n/News24/BalkanWeb)