E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, aksidentohet kandidatja e PD në Gjirokastër

Një aksident rrugor ka ndodhur sot pasdite në aksin kombëtar Korçë -Kolonjë, në afëri të fshatit Mollas, ku si pasojë ka mbetur e plagosur Shpresa Joanidhi, kandidate për deputet e PD-së për qarkun e Gjirokastrës.
Mësohet se Joanidhi po udhëtonte me bashkëshortin e saj, i cili drejtonte mjetin, kur ky i fundit doli nga rruga në një kthesë në afërsi të fshatit Mollas". Mësohet se bashkëshortët Joanidhi po udhëtonin drejt Gjirokastrës.
Joanidhi u transportua menjëherë në spitalin e Ersekës dhe më pas u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për shkaqet e aksidentit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›