Eastwood nderohet me çmimin Legjioni i Nderit
Regjizori amerikan Clint Eastwood është nderuar me çmimin prestigjoz të Legjionit të Nderit. Ky çmim i cili shtohet në listën e vlerësimeve të shumta të marra nga Eastwood gjatë karrierës së tij, iu dorëzua aktorit legjendar personalisht nga Presidenti francez Nicolas Sarkozi. Ceremonia e nderimit të aktorit Eastwood u krye në Pallatin presidencial francez. Legjioni i Nderit për herë të parë u dha në vitin 1802 nga Napoleon Bonaparti. Është dekorata më e lartë që jep shteti francez.