Kombëtarja shqiptare sot në miqësoren me Estoninë
Kombëtarja do të luajë sot miqësoren e parë përgatitore për Euro 2012 ndaj Estonisë në Talin. Trajneri Kuzhe do ta nisë lojën me vëtëm 1 sulmues, Salihin ndërsa në portë kësaj here do të jetë Hidi. Mesfushori Hyka në këtë miqësore do të jetë që nga minuta e parë. Në mbrojte do të jenë Agolli, Curri, Cana, Dallku. Reparti i mesfushës do të ketë përveç Hykës dhe Duron, Bakajn Skelën e Likën. Favoritët sipas koefiçentëve janë estonezët që kutohen mesatarisht 2.3, suksesi jonë është 2.9, ndërsa barazimi 3.2. Miqësorja Shqipëri – Estoni do të transmetohet direkt nga Supersport në 15:00 me orën shqiptare.