E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, Më 24 nëntor nis pagesa me letrat me vlerë

Pas datës 24 nëntor çdo individ që ka një objekt në proces legalizimi, mund ta shlyejë 50% të detyrimit monetar me letër me vlerë. Ndryshimet e bëra nga qeveria shqiptare në ligjin e legalizmit është botuar në Fletoren Zyrtare e për pasojë ai hyn në fuqi në javën e fundit të nëntorit. Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve për Tiranën Agim Berisha konfirmon për Televizionin Klan se duke filluar nga data 24 nëntor qyetarët mund të vijnë të aplikojnë për të marrë lejen e legalizimit dhe 50% e pagesës bëhet me letra me vlerë. Por ligji i ri nuk përjashton as ata persona që tashmë e kanë kryer procesin e legalizmit duke paguar të gjithë vlerën me para në dorë. Kjo kategori sipas Berishës, duhet të paraqesin një kërkesë pranë ALUIZNI-t për të konvertuar 50% të vlerës së paguar me para në pageë me letër me vlerë. E thenë më thjesht, ata që kanë paguar tashmë, me anë të kërkesës mund të dorëzojnë letrat me vlerë duke marrë në kthim paratë që kanë paguar. Në kryeqytet janë afërisht 85 mijë ndërtime që do të përfitojnë legalizimin në bazë të ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›