E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecje ne hapesire, e treta ne bote

Astronauti kinez, Zhai Zhigang, kreu te shtunen nje ecje historike ne hapesire, duke e rreshtuar keshtu Kinen si vendin e trete ne bote ne kete fushe, pas Rusise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ecja e tij 15 minuteshe ne hapesire u regjistrua me kameren e montuar jashte anijes kozmike dhe u transmetua direkt per miliona shikues ne Kine dhe ne vende te tjera. Zhai i pershendeti shikuesit dhe u pa ne video, duke mbajtur ne dore flamurin kinez, qe ia dha anetari i ekuipazhit, Liu Boming. Anija e hapesires u nis te enjten ne mbremje nga aerodromi Zhukuan ne veriperendim te Kines. Te dielen, ose te henen, anija eshte ne plan ta kryeje zbritjen ne stepat mongoleze. Anija e pare kozmike e Kines me ekuipazh ne bord shihet si nje hap i rendesishem ne planet e Pekinit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›