E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratet kerkojne 35 milione dollare

Shtetet e Bashkuara i jane bashkuar Rusise ne shprehjen e shqetesimit per rrembimin e nje anijeje te Ukraines, me armatime te ndryshme, municione dhe 33 tanke luftarake. Anija ishte rrembyer nga piratet ne bregdetin e Somalise. Zedhenesi i Pentagonit, Brayan Uitman, tha se Shtetet e Bashkuara jane te brengosura per ate se per cka do te mund te shfrytezoheshin keto armatime. Sipas tij, Uashingtoni po e "monitoron situaten", por ai refuzoi te jape detaje se cka do te mund te benin Shtetet e Bashkuara. Nje zedhenes i marines ruse, tha se fregata raketore ruse ishte urdheruar per te levizur drejt bregdetit te Somalise, pas rrembimit te anijes, qe kishte ndodhur te enjten. Piratet po kerkojne 35 milione dollare per ta liruar anijen e Ukraines


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›