E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eco Kobian, roboti qe nevrikoset

Disa shkencetare te universitetit 'Waseda' ne Tokio te Japonise, te udhehequr nga prof. Atsuo Takanashi, prezantuan Eco Kobian, robotin qe "ndjen". Ai eshte roboti me i ngjashem me qeniet njerezore, sepse arrin te riprodhoje emocione te perditshme njerezore. Gezim, trishtim, merzitje etj. Cdo emocion i shprehur nga androidi shoqerohet me gjeste trupore, me shprehi te fytyres dhe me levizje te buzeve. Kobian arrin te ece vete dhe te perceptoje ambientin qe e rrethon. Sipas shkencetareve, ai eshte nje lloj hibridi, karakteristikat e tij jane hasur edhe tek 'paraardhesit' e tij, si Wabian-2 prezantuar ne 2006 dhe WE-4RII, prezantuar ne vitin 2003. Shkencetaret mendojne qe ne nje te ardhme te afert, Kobian mund te jete nje ndihmesinfermier i perkryer. Prof. Atsuo Takanashi deklaroi se "roboti ka akoma kufizime dhe reagon vetem sipas serive te tij, te pergjigjeve te programuara. Eshte thjesht nje prototip qe perfaqeson hapin e pare te madh drejt nje roboti perfekt, edhe pse do te nevojiten rreth 10 vjet qe Kobian, te ndihmoje ne menyre te pavarur te moshuarit dhe njerezit e semure", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›