Shqiperi, ulen eksportet e droges
Organizata e Kombeve te Bashkuara (OKB), rendit Shqiperine si nje nga vendet qe sherben transit per trafikun e droges, por edhe qe prodhon. Megjithese me permiresime te dukshme ne luften ndaj narkotrafikut, ne raportin e vitit 2009 prej rreth 140 faqesh, citohet se vendi yne perdoret per kalimin e kokaines, por edhe te transportit te drogave te forta ne drejtim te Italise. Po nje dite pas publikimit te ketij raporti, ka ardhur edhe reagimi i Policise se Shtetit, qe vleresonte si realist raportin, i cili sipas institucionit tregonte se Shqiperia kishte renie si vend transit dhe prodhues. Zedhenesi Klodian Branko, theksoi se Policia e Shtetit pershendet kete raport per vleresimin realist. "Me kenaqesi konstatojme se ky raport shprehet, se roli i Shqiperise si nje vend eksportues i kanabisit, ne pergjithesi ka renie. Raporti konstaton se vetem 3 % e vendeve permendin Shqiperine si eksportuese dhe se sekuestrimet e kanabisit me prejardhje nga Shqiperia, jane mjaft te rralla ne 5 vitet e fundit", njoftoi ai dje.
Por OKB-ja, nuk e ka hequr nga harta e vendeve qe trafikojne narkotikun ne Perendim. Ne raport thuhet se droga heroine kalon ne linjen Turqi-Shqiperi-Itali dhe gjysma e saj shitet ne Gadishullin Apenin, pjesa tjeter shkon ne vende si Gjermania apo Zvicra. Per sa i perket perdorimit te lendeve me permbajtje opiumi, gjate vitit 2008 eshte verejtur rritje e perdorimit ne Shqiperi, Bjellorusi, Kroaci dhe Moldavi. Por ne Shqiperi vijne sasi te medha te kokaines nga Amerika Latine.
Nga ana tjeter Shqiperia shihet ende si vend prodhues i bimeve te kanabis satives dhe me pas ,shitjes se tyre ne tregun e brendshem dhe ne Perendim. "Shqiperia, Afrika e Jugut, Xhamajka dhe Paraguai, jane prodhueset kryesore te kanabisit, duke prodhuar 25 % te sasise te vleresuar nga sekuestrimet dhe origjina", thuhet ne raport. Si vende problematike shihen edhe Kolumbia dhe Nigeria, qe i jane shtuar listes prej kater vitesh. Ajo qe bie ne sy eshte fakti se vendi yne ka nje renie te eksportit te narkotikut te kanabisit ne krahasim me 5 vite me pare. "Ne periudhen 2005-2007 Shqiperia eshte permendur nga 14 shtete si vendburim i kanabisit, ne krahasim me 2002-2004, kur Shqiperia eshte permendur nga 20 shtete. Aktualisht rreth 3 per qind e vendeve permendin Shqiperine si origjine eksportuese", cileson raporti.
Kete fakt e konfirmon edhe Policia e Shtetit, qe deklaroi dje se sekuestrimet e kanabisit dhe drogave te tjera transit, kane ardhur ne renie per shkak se ka ndryshuar linja e trafikut dhe se Shqiperia eshte bere nje vend i kontrollueshem dhe i sigurt.
"Raporti identifikon faktin se Shqiperia nuk eshte me pjese e rruges Ballkanike te tranzitit te droges. Ne kete drejtim, per shkak te punes se strukturave te specializuara te luftes kunder narkotikeve, ne bashkepunim edhe me policite homologe te ketyre vendeve, gjate viteve te fundit ka nje renie te sasive te heroines se tranzituar dhe nje rritje te sekuestrimeve brenda vendit, fakt i cili evidentohet ne kete raport", deklaroi Policia e Shtetit.
Ne lidhje me drogat e forta, si kokainen e importuar nga Amerika Latine, policia pranon se "vijne vetem sasi te vogla dhe tranziti ne shume raste eshte i kontrollueshem, sekuestrimet jane rritur nga viti ne vit". Ne lidhje me drogat sintetike, raporti ve ne dukje faktin se gjendja ne Shqiperi tregon stabilitet.
Pergatitja vjetore e raportit
Raporti per narkotrafikun gjate vitit 2009 eshte hartuar nga UNODC, (Zyra e OKB-se per drogen dhe krimet). Ne raport thuhet se kampion per prodhimin e droges eshte Kolumbia per kokainen dhe Afganistani per opiumin. Raporti veren renie te prodhimit te lendes narkotike, ndersa nje rritje te prodhimit te drogave sintetike, si ekstazia dhe amfetaminat, qe jane me pak te perdorshme edhe ne Shqiperi, pasi raporti e cileson gjendjen ne stabilitet. Por sipas raportit nuk kane ndryshuar shume rruget e trafikut dhe tranzitit te drogave. "Disa pjese te Evropes Lindore dhe Qendrore, jane rruge kryesore te trafikut te droges", cilesohet ne dokument.
Policia e Shtetit: Pershendesim raportin e OKB-se
"Pasi u njohem dhe studiuam Raportin Boteror te OKB-se mbi drogat, i cili eshte publikuar se fundmi, Policia e Shtetit pershendet kete raport per vleresimin realist te gjendjes ne Shqiperi", deklaroi Policia e Shtetit dje per raportin. Me tej edhe nje vleresim per shifrat. "Me kenaqesi konstatojme se ky raport shprehet se roli i Shqiperise si nje vend eksportues i kanabisit ne pergjithesi ka renie. Raporti konstaton se vetem 3 % e vendeve permendin Shqiperine si eksportuese dhe se sekuestrimet e kanabisit me prejardhje nga Shqiperia jane mjaft te rralla ne 5 vitet e fundit", konstatoi ky institucion.