Economist: “Qeveri të re me tregti mandatesh apo zgjedhje të reja?”
Revista ekonomike britanike analizon situatën paszgjedhore në Shqipëri dhe opsionet për zgjidhje
Për muaj me radhe sondazhet thoshin se zgjedhjet në Shqipëri do të dalin me një rezultat të ngushtë. Shumica e ekspertëve thanë se ato ishin gabim për shkak se përgjigjeve u korrespondonin pyetje të papërshtatshme. Tani sondimi i opinionit ka kaluar. Gjithashtu, rezultati i ngushtë i zgjedhjeve të 28 qershorit ishte ai i katër ditëve më parë, ku përfundimi ishte akoma i paqartë. Shqipëria përballet në javët në vijim me sfidën e zgjedhjeve, “tregti kalorësish” (mandatesh) dhe ndoshta zgjedhje të shpejta parlamentare në vjeshtë.
Votat vunë përballë kryeministrin Berisha që ka mbizotëruar politikën shqiptare që në vitin 1990 kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Që të dy; kryetari i DP-së, Berisha dhe i PS-së, Rama, bënë aleancë me partitë e vogla. Me numërimin e thuajse të gjitha votave, zoti Berisha po pretendon 71 mandate në Parlamentin prej 140 vendesh, por partia e Ramës e kundërshton këtë në mënyrë të prerë.
Fushata e zotit Berisha u bazua në arritjet e qeverisë së tij që prej vitit 2005. Ekonomia ka ecur mirë. Vitin e kaluar rritja ekonomike ishte 6.5 për qind dhe këtë vit pritet të jetë pozitive kur e gjithë bota ndodhet në recesion. Në muajin prill Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe formalisht aplikoi për anëtarësim në BE. Janë ndërtuar rrugë të reja, përfshirë edhe autostradën kryesore drejt Kosovës.
Zoti Rama e bazoi në arritjen e punës së tij në Tiranë, e cila dikur ishte një vend kaotik, ndërsa sot është përmirësuar. Ai e përshkruan zotin Berisha si një demagog, e akuzon për korrupsion të thellë qeverisës duke argumentuar se është koha për ndryshim. Megjithatë, edhe Berisha flet për ndryshim. Në fakt, të dy politikanët janë të rezervuar rreth politikave specifike. Ata përputhen në çështjet kryesore që po përballet vendi; hapja e vendeve të punës, udhëtimi pa viza për qytetarët dhe integrimi i shpejtë europian. Problemi për votuesit është se ata i besojnë shumicës së tyre.
Analisti Remzi Lani thotë se duke parë dramën dhe dhunën e jetës politike të Shqipërisë, që prej përmbysjes së komunizmit dhe korrupsionit të disa politikanëve, këto zgjedhjeve ishin të parat që mund të konsideroheshin normale. Kjo ishte alternativa e parë e votës së Shqipërisë, jo e protestës. “Por, pamja e një ekuilibri të barabartë në Parlament e bën atë të vështirë për krijimin e një qeverie të qëndrueshme”, - thotë Erion Veliaj, drejtuesi i partitë së vogël G99. Shqipëria mund të ketë zgjedhje të reja brenda një kohe prej pak muajsh. Kjo nuk është ajo çka i nevojitet vendit dhe tërë shteteve të Ballkanit.
Këtë javë, kryeministri kroat, Ivo Sanader, dha dorëheqjen krejt pa pritur, duke ngritur çështje të tjera rreth faktit se si Kroacia mund të anëtarësohet aktualisht në BE.
Pjesa më e madhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë bërë shumë. Shqipëria është vendi më i varfër.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se zoti Berisha, duke u ofrua për të siguruar votën dhe duke u turrur për të përfunduar projektet e mëdha si ai i rrugës drejt Kosovës, po arrin një deficit buxhetor të rrezikshëm.
Të ardhurat e ¼ të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit janë rënë në mënyrë drastike. Bumi i ndërtimeve është kthyer në dështim, mijëra apartamente të reja janë bosh dhe blloqe të reja pallatesh përgjatë akseve jashtë Tiranës, apo në Durrës, Vlorë dhe qytete të tjera, janë të pashitura.
Eksperti i çështjeve ekonomike dhe ish-ministri Zef Preçi thotë se ndonëse Shqipëria nuk është në recesion, ajo mund të bjerë së shpejti. “Sfida e vërtetë nuk është rritja e të ardhurave të emigrantëve, - thotë ai, - por kthimi i tyre në atdhe, gjë që nuk ka nisur”. Gjithashtu, ai thekson se në vitin 1930 Depresioni i Madh goditi edhe Shqipërinë, disa vite pasi kishte goditur vendet e tjera. Cilado qeveri që të vijë në drejtim ajo do ta ketë këtë një nga punët më të vështira.
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka
4 Korrik 2009