E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anxhelina Zholi, më e pasura dhe më e dashura sipas “Forbes”



Ylli i Hollivudit më i sukseshëm në 12 muajt e fundit përsa i përket popullaritetit dhe të ardhurave është Anxhelina Zholi. Sipas revistës “Forbes” aktorja ka përftuar 27 milionë dollarë, 1 më pak se bashkëshorti Bred Pit. Por është më popullore se ai, që është renditur në vend të 9-të të klasifikimit dhe kjo renditje është bërë duke iu referuar përfitimeve dhe ekspozimit në media. Sipas revistës “Forbes” në këtë klasifikim special, Anxhelina Zholi falë lindjes së binjakëve rezulton të jetë e para, duke kaluar edhe yllin televiziv Oprah Uinfrei (për periudhën qershor 2008 dhe qershor 2009, ka përfituar shumën 275 milionë dollarë). Në këtë klasifikim, Harrison Ford vazhdon të kryesojë si më i pasuri (65 milionë dollarë), por listës i shtohet edhe një tjetër personazh: Barak Obama. Presidenti i SHBA-ve rezuton të jetë i 49-i. Pjesa më e madhe e të ardhurave të tij mendohet se ka ardhur nga shitja e librave. Ndërkohë Zholi për momentin nuk e ka komentuar klasifikimin e “Forbes” dhe po shijon suksesin dhe ofertat e pafundme...

3 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›